Përdhunoi një vajzë bashkë me tre shokë. Ushtari rus nën akuzë për krime lufte
Autoritetet ukrainase të sigurisë kanë arritur të identifikojnë personat pas përdhunimit në grup të një vajze të re brenda shtëpisë së saj pranë Kievit. Sipas informacioneve, është 21-vjeçari rus Fassakhov Bulat Lenaroviç, i cili së bashku me tre shokë të tjerë kanë dhunuar vajzën dhe tani përballet me akuzën e krimit të luftës.
Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) publikoi detaje rrëNqethëse për përdhunimin në grup të vajzës. Sipas SBU, 21-vjeçari pasi pushtoi shtëpinë e familjes me kërcënimin e armës, i ka çuar të gjithë anëtarët e saj në bodrum. Më pas ai përdhunoi vajzën e re, ndërsa të tre bashkëluftëtarët e tij bënë të njëjtën gjë.
21-vjeçari është anëtar i brigadës së qarkut ushtarak qendror të Federatës Ruse dhe sipas dëshmitarëve, batalioni i tij zotëronte qytete dhe fshatra përreth Kievit. Fotot e publikuara nga SBU tregojnë një burrë sa serioz aq dhe të buzëqeshur që ka pranë një grua që supozohet të jetë nëna e tij.
Në fotot e tjera ai paraqitet me dy persona të tjerë të moshës së tij që thuhet se janë miq të tij. Nuk dihet ende se çfarë do të bëjë ai pas largimit nga posti.
Nga fillimi i pushtimit rus e deri më sot, agjentët e SBU pretendojnë se kanë identifikuar të paktën 1,140 ushtarë që kanë kryer krime lufte kundër civilëve ukrainas. Ditët e fundit, autoritetet ukrainase kanë hetuar në mënyrë aktive dhjetë përdhunime. Rastet kanë të bëjnë me përdhunimin e fëmijëve dhe burrave.
Rruga Press