Sport

Percassi përshëndet Gosens: “Ai e meritonte Interin, ka dhënë kaq shumë për ne”…

Kalimi i Robin Gosens te Interi ishte një nga goditjet befasuese të javës së fundit të merkatos në Serie A. Anësori gjerman, pas ekzaminimeve të zakonshme mjekësore, do të zyrtarizojë kalimit te zikaltrit nga Atalanta.

Administratori i klubit bergamask Antonio Percassi, shpjegon edhe arsyen e marrëveshjes: “Gosens na dha shumë. Ai kishte ambicie të shkonte në një klub të madh dhe e meritonte. Ne vazhdojmë gjithsesi, jemi të mbuluar”.

Në përshëndetjen e anësorit gjerman, Percassi la të kuptohej se mund të mos vijë shpejt zëvendësuesi për Atalantën, i cili në atë pjesë të fushës ka investuar te Boga.

Lexo më shumë  Zbardhen grupet e Botërorit 2026, cilat janë 48 skuadrat pjesëmarrëse

Një emër ishte ai i Cambiaso së Genoas, por administratori Percassi ka dribluar çdo emër: “Nuk e njoh. Miranchuk, nga ana tjetër, do të qëndrojë me ne,”- përfundoi ai.

Rruga Press

YouTube player