Bota

Përçahet Rusia e Vladimir Putinit!

Ushtria ruse është e pakënaqur me strategjinë e re të presidentit Vladimir Putin për t’u përqendruar vetëm në rajonin e Donbasit në lindje të vendit, duke i ikur qëllimit të madh për të pushtuar Kievin.

Kështu shkruan media ruse ‘The Moscow Times’ e cila nënvizon se agjencitë e inteligjencës së Moskës jashtë vendit po keq informojnë presidentin Vladimir Putin për kushtet e vërteta të forcave ruse në Ukrainë, të cilat kanë çuar në dështim.

Lufta në Ukrainë ka ndarë ashpërsisht edhe shoqërinë ruse.

Lexo më shumë  Rusia ofron para, liron të burgosur dhe josh të huaj për t’i plotësuar trupat e veta në Ukrainë

Sipas gazetës, ushtria ruse beson se kufizimi i qëllimeve fillestare të luftës është një gabim serioz.
Ata pretendojnë se Rusia nuk po lufton kundër Ukrainës, por kundër NATO-s.

Prandaj, oficerët e lartë arritën në përfundimin se aleanca perëndimore, përmes furnizimit me armë gjithnjë e më të sofistikuara, është në konfrontim të drejtpërdrejtë me Rusinë.

Shkurtimisht, ushtria tani po kërkon një luftë gjithëpërfshirëse, duke përfshirë mobilizimin e përgjithshëm.

Ushtria, madje edhe shërbimet sekrete mësohet se kanë fajësuar Shërbimin Federal të Sigurisë ruse për keqinformim të presidentit Putin, por kanë kritikuar edhe atë vetë për ndryshimin e strategjisë së pushtimit.

Lexo më shumë  Ukraina rrëzon radarin rus Nebo-SVU prej 100 milionë dollarësh, shënjestron vendet e dronëve

Vetëm fytyra publike e luftës në Ukrainë, ministri rus i Mbrojtjes Sergej Shoigu ka arritur të mbajë respektin e ushtrisë dhe ta mbajë larg zemërimin.

Në vitin 2014, kur ushtria ruse pushtoi me shpejtësi Krimenë, ushtria dhe shërbimet e sigurisë ishin në të njëjtin front me presidentin Putin, duke e mbështetur plotësisht vendimin e tij për të aneksuar gadishullin ukrainas.

Entuziazmi i para 8 viteve mungon aktualisht në mes të ofensivës ruse në Ukrainë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *