KryesoreLajme

Përçahet dega e LDK-së në Fushë Kosovë: Nënkryetari nuk do ta mbështesë Besnik Osmanin në balotazh

Pas rezultatit të dobët në Fushë-Kosovë, e cila për 25 vite ishte “kala” e pamposhtur e LDK-së, si duket tani po i shkunden themelet në këtë qytet.

Ajo në zgjedhjet e fundit ka dalë parti e dytë, me vetëm 35.62% të votave, ndërkaq Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë duke marrë 45.12%.

E për të ruajtur pushtetin e tij që tashmë është në lëkundje, kandidati i LDK-së në këtë komunë, Besnik Osmani, ditë më parë ia zgjati dorën aleatit të saj të fshehtë, PDK-së, ku ditë më parë bashkë me kandidatin e kësaj partie, Rrahim Tërnava, zyrtarizuan koalicionin e përbashkët, shkruan KosovaNews.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti takon sekretarin gjerman, diskutojnë për zhvillimin ekonomik

Mirëpo, duket që kjo marrëveshje nuk është pritur fare mirë nga nënkryetari i LDK-së në këtë komunë, Ekrem Berjani.

Ai ka dalë kundër kandidaturës së kandidatit të kësaj partie, Besnik Osmani, duke e cilësuar këtë të fundit si përçarës.

Berjani ka publikuar në Facebook një letër që i ka dërguar kryetarit aktual të Fushë-Kosovës, Burim Berisha, ku ka bërë të qartë se ai nuk e mbështet Besnik Osmanin në garën e balotazhit të 9 nëntorit, ndërsa e akuzon këtë subjekt për përdorim të metodave të parregullta për të ndikuar te votuesit.

Lexo më shumë  Shtyhet për të hënën seanca për buxhetin 2026, opozita kërkon kohë për ta lexuar projektbuxhetin

“Nuk e kam mbështetur kandidatin tuaj për kryetar, z. Besnik Osmani, pasi ai është treguar përçarës brenda strukturave të LDK-së dhe brenda institucionit komunal, duke dëmtuar unitetin e brendshëm dhe besimin e qytetarëve.” /KosovaNews/

YouTube player