Përçahet Bjellorusia, Tsikhanouskaya: Ushtria bjelloruse refuzoi urdhrin për të pushtuar Ukrainën
Forcave bjelloruse iu dha urdhri për të pushtuar Ukrainën, por ky urdhër nuk iu kalua ushtarëve , tha liderja e opozitës bjelloruse Sviatlana Tsikhanouskaya.
Oficerët e rangut më të lartë në ushtrinë bjelloruse e kuptuan se ushtarët e tyre ishin të demoralizuar dhe nuk donin të bashkoheshin me forcat ruse, kështu që urdhri i regjimit “nuk u dërgua përpara”, tha kreu i opozitës bjelloruse në transmetimin e kanalit Feygin Live, më 3 qershor.
“Ushtarët bjellorusë nuk e kuptojnë pse duhet të luftojnë kundër ukrainasve, fqinjëve tanë, të cilët kanë vetëm ndjenja pozitive ndaj nesh, për hir të ambicieve të dy diktatorëve,” tha Tsikhanouskaya.
“Kur ekzistonte kërcënimi (për një pushtim nga ushtria bjelloruse) në fillim të pushtimit në shkallë të plotë, nënat bjelloruse u bashkuan menjëherë në të gjitha llojet e nismave dhe u shpjeguan ushtarëve tanë: ‘Nëse befas jeni të detyruar të luftoni… shkoni menjëherë në anën e ukrainasve, mos luftoni… Lukashenko është tashmë një bashkëpunëtor, ai tashmë është në anën e Putinit. Por ne, bjellorusët, duhet të tregojmë se kemi bërë zgjedhjen tonë morale: jemi në anën e Ukrainës”.
Këmbësoria pushtuese ruse dhe tanket sulmuan veriun e Ukrainës nga territori i Bjellorusisë, dhe raketat ende lëshohen në Ukrainë nga Bjellorusia. Rusia përdor gjithashtu aeroportet bjelloruse për aterim dhe nisje të avionëve të saj ushtarakë, përdor infrastrukturën dhe spitalet bjelloruse dhe transporton armët dhe pajisjet e saj përmes territorit bjellorus.
Autoritetet ukrainase nuk prisnin një sulm nga territori i Bjellorusisë dhe përfaqësuesit e vendit fqinj siguruan deri në fund se asgjë e tillë nuk do të ndodhte, tha Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov.
©Rruga Press