Lajme

‘Përbindëshi’ amerikan luftarak 9300 tonësh shfaqet në Durrës

Një anije amerikane po lundron në ujërat shqiptare ditët e fundit. Bëhet fjalë për distrojerin ‘Jason Dunham’, një nga anijet luftarake më të rëndësishme të ushtrisë amerikane.

Ajo ka kushtuar rreth 2 miliardë dollarë dhe po qëndron në Durrës në kuadër të 100-vjetorit të bashkëpunimit Shqipëri-Amerikë.

‘Jason Dunham’ është e gjatë 158 metra dhe peshon 9300 tonë. Emri i saj i përket një kapiteni të rënë në luftë në Irak dhe ka dalë në det në vitin 2010. Ekuipazhi i anijes përbëhet nga rreth 340 persona.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Në bord ajo mban edhe dy helikopterë ‘sea hawk’ dhe gomone operacionale.

“Qëllimi ynë është të tregojmë devotshmërinë për NATO-n dhe mbrojtjen kolektive. Ky mision nuk ka ndryshuar aspak, me gjithë shpërthimin e krizës në Ukrainë. Ne vazhdojmë të punojmë me aleatët në rajon për të demonstruar përkushtimin tonë për aleancën veriatlantike. Në gjithë stërvitjet ku marrim pjesë, kanë qenë të planifikuara kohe më parë pushtimit dhe agresionit rus në Ukraine”, tregon komandanti i anijes, Michael Kiser.

‘Jason Dunham’ apo 109-ta, është një anije luftarake e dedikuar për mbrojtje ajrore, ndër to dhe raketat ‘torpedo’.

“Në qendër është një sistem raketor i projektuar për të lëshuar predha të komanduara. Ka të instaluar edhe radar spiun 3D. Ndërsa këtu shikoni sistemin tjetër të lëshimit, i aftë të lëshojë disa raketa njëkohësisht”, thotë Rob Keller, kapiten.

Komandanti Kiser dhe Kapiteni Keller pranuan flamurin shqiptar si dhuratë nga grupi i gazetarëve shqiptarë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *