Bota

Për të tretën ditë radhazi s’do të ketë korridore evakuimi në Ukrainë

E marta do të shënojë ditën e tretë rresht që nuk do të ketë korridore të evakuimit në Ukrainë. Korridoret e mëhershme të hapura, të cilat kanë pasur sukses, kanë lejuar lëvizjen e njerëzve dhe bartjen e ndihmave humanitare, shkruan Sky News të martën.

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, ka thënë se po vazhdojnë bombardimet në Donbas dhe në pjesën tjetër të lindjes së Ukrainës, ku presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rusia ka nisur një ofensivë të re.

Lexo më shumë  Rusia vijon persekutimet, burg për avokatët e Navalny

Ajo ka thënë se mundësitë për të krijuar rrugë të reja për t’u larguar civilët nga zona e Mariupolit, kanë dështuar në vazhdimësi.

“Bazuar në raportimet nga Mariupoli, rusët kanë refuzuar të hapin korridore për shumë civilë të cilët kanë qëllim të shkojnë në Berdyansk”, ka shkruar Vereshchuk në rrjetet sociale.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *