Për të ndaluar ushtrinë ruse, fshati ukrainas përmbyti veten duke hapur një digë nga lumi
Banorët e fshatit Demydiv në veri të Kievit vendosën një taktikë të pazakontë për të parandaluar një sulm me tanke rus në kryeqytet.
Sipas një raporti në “The New York Times”, banorët hapën një digë të lumit duke bërë që fshati të përmbytet, shkruan Sky News.
Përmbytja krijoi një moçal që e bëri të pamundur kalimin e tankeve ruse dhe bleu kohë të çmuar për ushtrinë ukrainase për të ndërtuar mbrojtjen e saj në Kiev.
Tashmë banorët po përballen me ujërat e përmbytjeve në shtëpitë e tyre, por nuk duket se janë penduar.
Pensionistja Antonia Kostuchenko tha për gazetën: “Të gjithë e kuptojnë dhe askush nuk pendohet për asnjë moment.
“Ne shpëtuam Kievin”, ka thënë ajo.
Rruga Press