Për të luftuar rritjen përvëluese të temperaturave, dyshja Rama-Veliaj 8 vitet e fundit kanë firmosur mbi 10 miljon metra katrorë beton në Tiranë
Shkruan Ervin Goci
Për të luftuar rritjen përvëluese të temperaturave, dyshja Rama-Veliaj 8 vitet e fundit kanë firmosur mbi 10 miljon metra katrorë beton në Tiranë. Nuk dua t’ju jap detaje për emetimet e dioksidit të karbonit, se e di që pjesa më e madhe ka heq dorë nga të dëgjuarit dhe të menduarit, por po ju lajmëroj që me shtimin e betonit, efekti kumulativ i nxehtësisë dhe pamundësia e ventilimit si edhe dekompozimi i çimentos dhe gëlqeres për shkak të rritjes së temperaturës bie direkt mbi mushkëri e lëkurë, pa folur për pasojat e tmerrshme mbi sistemin metabolik mbi parametrat e qarkullimit të gjakut.
Mirë është të perfeksionohet arti i të mbijetuarit të reptileve në shkretëtirat përzhitëse.
Taksirat për ne të tjerët që për pak të drejtë për të jetuar dhe për pak atdhedashuri, na ka rëneë me jetu me të gjithë ju te diziluzionuar qe keni vendos të votoni vdekjen për ideal të partisë.
Ngushëllimi është se sado të përpiqeni dhe ju do vuani si qen rruge posi ne..
Nuk është nevoja të fyhet njeri, këto i kam konstatime rrënqethese prej banalitetit të bisedave me ata që gërmonin çdo lloj absurditeti të mundshëm vetëm për të justifikuar përqafimin me vdekjen..
Rruga Press

