Lajme

Për nëntë muaj spitalin e Onkologjikut në Prishtinë janë trajtuar 332 gra dhe tre burra me kancer të gjirit

Klinika e Onkologjisë e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), ka trajtuar 335 raste me kancer të gjirit gjatë 9 muajve të parë të vitit 2024. Prej tyre 332 janë gra dhe 3 burra, apo 22% të rasteve të sëmundjeve malinje të regjistruara deri në muajin shtator.

Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se një aspekt pozitiv është se 52% e rasteve janë diagnostikuar në fazën e hershme (stadet I dhe II), çka tregon për ndërgjegjësimin në rritje ndaj kancerit të gjirit në Kosovë.

Lexo më shumë  Rrustemi: Aktgjykimi i Kushtetueses i dha të drejtë Listës Serbe ta bllokojë Kuvendin

“Të gjithë pacientet janë trajtuar në Klinikën e Onkologjisë, sipas protokolleve ndërkombëtare, me barna; si citostatikë, terapi biologjike, hormonale, terapi të mençur, dhe radioterapi me teknika si IMRT dhe C-RAD”, thuhet në njoftim.

Trajtimi përfshin fazat neoadjuvante ( lloj i trajtimit që jepet para operacionit, zvogëlon tumorin), adjuvante (trajtimi pas ndërhyrjes kryesore, si operacioni për të ulur rrezikun e rikthimit të kancerit). Si dhe metastatike, (kancer që përfshinë dhe pjesë të tjera, i shpërndarë).

Lexo më shumë  'Jetesa nën presion'/ Shqiptarët më të shqetësuar për ekonominë se shumica e botës

Klinika e Onkologjisë, ofron shërbime pa lista pritjeje për onkologji dhe radioterapi, si dhe nuk ka referime për trajtim jashtë vendit.

Rruga Press

YouTube player