BotaKryesore

Për në Glasgow ku po mbahet samiti rreth klimës fluturuan 400 aeroplanë privatë – ndotën ambientin krijuan kaos

Biznesmenë dhe personalitete të shumta politike dhe jo vetëm, kanë marrë aeroplanë privatë – sigurisht ndotës – për të shkuar në Glasgow për konferencën e klimës Cop26.

Sipas mediave të huaja, themeluesi i Amazon, Jeff Bezos mbërriti në një Gulfstream prej 48 milionë funtesh, i ndjekur nga dhjetëra të tjerë, të gjithë duke synuar për të diskutuar se si mund të kufizojmë ndikimin tonë në mjedis.

Madje, sipas një raporti në MailOnline, mbi 400 aeroplanë privatë mbërritën në Skoci për konferencën, duke shkaktuar një bllokim trafiku që detyroi aeroplanët bosh të fluturonin 30 milje për të gjetur një hapësirë për të parkuar.

Lexo më shumë  Murati publikon grafikun për kontratat 'njëburimore' ndër vite: Numri i kontratave njëburimore në mandatin tonë është përgjysmuar

Për ironi, një nga mesazhet që vijnë nga bisedimet për klimën është se ne të gjithë duhet të fluturojmë më pak për të ulur emetimet.

“MailOnline vëzhgoi të paktën 52 aeroplanë privatë që u ulën në Glasgow – ndërsa përllogaritjet tregojnë se numri i përgjithshëm i fluturimeve për konferencën ishte 400”, raportoi faqja.

“Parashikimet konservatore sugjerojnë se flota e aeroplanëve privatë që mbërrijnë për Cop26 do të shpërndajnë 13,000 ton dioksid karboni në total – ekuivalente me sasinë e konsumuar nga më shumë se 1,600 britanikë në një vit.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

Siç thuhet, aeroplanët privatë nxjerrin më shumë ndotje se aeroplanët, makinat apo trenat komercialë, me aeroplanët tipikë që nxjerrin dy ton dioksid karboni çdo orë.

Kryeministri britanik, Boris Johnson e hapi ngjarjen duke u thënë delegatëve se ne aktualisht po e mbulojmë tokën në një batanije të padukshme dhe mbytëse me CO2, duke rritur temperaturën e planetit me një shpejtësi dhe befasi që është tërësisht e krijuar nga njeriu.

Ndërkohë, Bezos – njeriu i dytë më i pasur në botë – mbërriti në Glasgow pasi festoi ditëlindjen e 66-të të themeluesit të Microsoft, Bill Gates, në një superjaht në brigjet e Turqisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *