Lajme

Për herë të parë Telekomi i Kosovës po përmbyll vitin me 5.9 milion euro fitim neto

Për herë të parë Telekomi i Kosovës po përmbyll vitin me 5.9 milion euro fitim neto, vetëm për periudhën janar-nëntor të këtij viti.

Kështu u bë e ditur në tryezën e rrumbullakët sot me temën “Telekomi raporton për një vit të suksesshëm, investime, ristrukturim, borxhe minimale”.

Në takimin e fundvitit me gazetarë, kryeshefja ekzekutive, Burbuqe Hana tha se janë duke punuar për të ngritur kulturën dhe përgjegjësinë korporative. Ajo tha se fitimet janë duke u kthyer në investime teknologjike modernizim të rrjetit. Hana po ashtu tha se janë duke u ballafaquar me sanimin e pasojave negative të kontratave të dëmshme nga e kaluara.

Lexo më shumë  Aksion policor sërish në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe municion në kulmin e një ndërtese

Drejtori teknik, Halil Krasniqi derisa ka treguar për projektet investive në Telekom, tha se nga 2015-ta e deri në këtë vit ka pas zero investime teknologjike në këtë institucion, ndërsa shtoi se janë duke punuar dhe investuar tashmë në këtë drejtim.

“Gjendja teknologjike deri në janar 2023 prej vitit 2015 Telekomi nuk ka ndarë asnjë investim teknologjik. Jemi ballafaquar me kapacitete të pamjaftueshme teknologjike në orët më të ngarkuara me trafik në disa stacione bazë”, tha Krasniqi.

Ai po ashtu tha se janë duke punuar në modernizimin e rrjetit me teknologji të fundit.

Zyrtari kryesor i financave dhe thesarit, Feim Kelmendi tha se edhe gjatë vitit 2023 ky institucion ka vazhduar të ketë përmirësim të financave.

“Edhe gjatë vitit 2023 ka vazhduar përmirësimi i rezultateve financiare. Te të hyrat ka rritje stabile për rreth 5 për qind çdo vit”, tha Kelmendi duke shtuar se Telekomi i Kosovës është një ndër kontribuuesit e mëdhenj në buxhetin e shtetit.

Rruga Press

YouTube player