Lajme

Për herë të parë pas pandemisë, nxënësit zhvillojnë mësim të plotë dhe pa turne

Sot, për herë të parë pas nisjes së pndemisë së Covid-19, fëmijët shqiptarë do tu drejtohen bankave të shkollës ku do të zhvillojnë mësim normalisht.

Vendimi i marrë nga qeveria shqiptare pas revoltës së prindërve do të bëjë që nxënësit sot të zhvillojnë mësime pa turne dhe me nga 45 minuta orën.

Këtë vit mësimi nisi me orë 25 minutëshe dhe me turne, në përpjekje për të mbajtur sa më larg përhapjen e Covid-19, por prindërit nisën firmosjen e një peticioni. Ata deklaruan për mediat se me aq pak kohë, fëmijët nuk thithnin mjaftueshëm. Problem ishte edhe pjesa e turne, pë rata prindër që kanë më shumë se dy fëmijë, pasi nuk mund të angazhoheshin me asgjë tjetër përveç dërgimit në shkollë të fëmijëve.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Pas kësaj revolte, Komiteti Teknik i Ekspertëve mori vendimin për kthimin e normalitetit.

Kjo gje nuk përjashton vaksinimin e detyrueshëm të mësuesve. Deri më tani raportohet se janë vaksinuar mbi 88 % e stafit të shkollave, por procesi është në vijim e sipër. Në rast kundërshtimi të vaksinës, stafi duhet të paraqesë një test covid çdo jave në mënyrë që të lejohet në punë.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *