Lajme

Për herë të parë, një gjykatë amerikane i dorëzoi Ukrainës paratë e një oligarku rus

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Merrick Garland, njoftoi se 5.4 milionë dollarët e sekuestruara nga biznesmeni rus Konstantin Malofeev do t’i dorëzohen Ukrainës.

Me lejen e prokurorit, prona e konfiskuar do t’i transferohet Departamentit të Shtetit për të mbështetur popullin e Ukrainës.

“Sot po njoftoj se kam miratuar transferimin e parë të aseteve të konfiskuara ruse në Ukrainë. Kriminelët rusë të luftës nuk do të gjejnë strehë në Shtetet e Bashkuara”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Maqedonci jep detaje për procesin e hapjes së fabrikës për prodhimin e municioneve dhe laboratorin për dizejnimin e dronëve

Ai shtoi se bëhet fjalë për pronën e konfiskuar të Konstantin Malofeev. 5.4 milionë dollarët e tij u sekuestruan pasi u akuzua për shkelje të sanksioneve.

SHBA-ja, Kanadaja dhe Bashkimi Evropian vendosën sanksione ndaj pronarit të kanalit televiziv Tsargrad, Malofeev, në vitin 2014 pas aneksimit të Krimesë dhe shpërthimit të luftës në Ukrainën lindore. Ai dyshohej për financimin e separatistëve. Vetë biznesmeni e mohon këtë, ndërsa në vitin 2018 ka thënë se sanksionet nuk e kanë prekur shumë, shkruan CNN.

Lexo më shumë  Konjufca: 28 Nëntori është data më përbashkuese e kombit tonë

Megjithatë, në prill të vitit të kaluar, prokurori i Përgjithshëm Garland akuzoi Malofeevin për përpjekje për të anashkaluar sanksionet. Biznesmeni krijoi një skemë që do të lejonte mediat e tij të punonin në Evropë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *