Lajme

Për herë të parë në hierarkinë e FSK-së një grua. Osmani e gradon Irfete Spahiun Gjeneralmajore dhe Inspektore Gjenerale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka graduar gjeneralen Irfete Spahiu në gradën Inspektor Gjeneral në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Osmani u shpreh se dekretimi i Spahiut në këtë gradë është nder dhe përgjegjësi për të, duke shtuar se është hera e parë që një grua emërohet inspektore gjenerale.

“Kam dekretuar Irfete Spahiun nga grada Gjeneral Brigade në gradën Gjeneralmajore në FSK. Ky gradim është nder dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme. Nga gratë dhe burrat në uniformë familjet tuaja e tona e Republika e Kosovës presim shumë nga ju. Gjeneral brigade Spahiu jo vetëm si oficere e lartë në FSK por edhe si grua që për herë të dytë po bën historinë duke u bërë gjeneral majorja e parë grua në ushtrinë tonë, jam e bindur që do të vazhdojë të shërbejë me nder”, ka thënë Osmani.

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *