Bota

Për herë të parë në dy dekada, Japonia thotë se Rusia ia ka “pushtuar ilegalisht” ishujt

Japonia ka përshkruar katër ishujt e kontestuar si “të pushtuar ilegalisht” nga Rusia për herë të parë në dy dekada mes përkeqësimit të marrëdhënieve për shkak të luftës në Ukrainë, raportoi The Guardian të premten.

Ishujt, të cilët Moska i quan Kurils dhe Tokio i quan Territoret Veriore, mbahen nga Rusia por Japonia pretendon se janë të vetët.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Në raportin e saj vjetor diplomatik të publikuar, Ministria e Jashtme japoneze theksoi se “shqetësimi më i madh midis Japonisë dhe Rusisë janë Territoret Veriore”, duke i quajtur ato “territore japoneze mbi të cilat Japonia ka të drejta sovrane, por aktualisht janë të pushtuara ilegalisht nga Rusia”.

Japonia nuk i është referuar ishujve si “të pushtuar ilegalisht” që nga viti 2003, sipas transmetuesit publik japonez NHK.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

Japonia dhe Rusia për shumë gjatë janë përfshirë në përpjekjet për t’u pajtuar për një traktat pas Luftës së Dytë Botërore, por ministria e Jashtme japoneze ka thënë se kriza në Ukrainë do t’i shtyjë bisedimet me Rusinë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *