Bota

Për fushatën e saj të ndikimit, Moska po i hedh rublat

Financimi i paligjshëm i partive, qytetarët moldavë marrin shpërblim për të marrë pjesë në tubime… Nëpërmjet oligarkut të arratisur Ilan Shor dhe aleatëve të tij, Rusia investoi masivisht për të ndikuar në votim dhe për të përcjellë ide anti-BE.

Një pasdite me diell tetori në Kishinau, kryeqyteti i Moldavisë. Rreth pesëdhjetë persona presin kandidatin” përballë parkut Valea Morilor. Ka njëfarë konfuzioni. Disa nuk e dinë as emrin e personit që kanë ardhur të dëgjojnë. Të tjerët nxisin të vonuarit. Me lule rozë në duar, grupe pensionistësh bisedojnë me zë të ulët përpara skenës së vogël të ngritur për këtë rast. Më në fund shfaqet Victoria Furtuna. Kjo ish-prokurore anti-korrupsion është tani kandidate e pavarur në zgjedhjet presidenciale të Moldavisë të dielën. Kostum gri, flokë gështenjë të tërhequr pas, ajo ecën e sigurtë drejt tavolinës së bardhë, nën duartrokitje të ndrojtura. “A do të preferonit që unë të flas në moldavisht [zyrtarisht rumanisht,

ndir) apo në rusisht?” pyet ajo dëgjesën. Do të flitet në të dyja.

Një fenomen i paprecedentë

E panjohur për publikun e gjerë, Victoria Furtuna, e cila mori më pak se 1% në prirjen e votës, dha dorëheqjen nga posti i saj në mars, pasi u akuzua për zbulimin e elementeve nga një dosje penale. Që atëherë, ajo ka kryer shumë dalje mediatike për të kritikuar politikat e presidentes aktuale pro-evropiane Mala Sandu. Në korrik, ajo shpalli kandidaturën e saj përmes një video të regjistruar në zemër të Tiraspolit, kryeqyteti i Transnistrisë. Ky rajon pro-rus drejtohet nga autoritetet separatiste, të cilat shpallën në mënyrë të njëanshme pavarësinë e territorit në vitin 1990. I ulur pas grupit që erdhi për ta mbështetur kandidaten për herë të parë, është edhe Vadimi (1) duke pirë një kafe. Ashtu si shumica e pjesëmarrësve, bindjet e tij politike nuk e shpjegojnë praninë e tij në takim. “Ekziston një sistem në Telegram”, thotë moldavi teksa kalon mesazhet në telefonin e tij në rusisht. Duke konfirmuar me SMS, ai pretendon se ka marrë 30,000 rubla (285 euro) nga Rusia, kompensim mujor që ai do ta merrte për shërbimet e tij aktiviste. Pjesëmarrja e tij në këtë takim duket se është pjesë e mbështetjes. Ai nuk është aspak rasti i vetëm.

Lexo më shumë  Sekretari amerikan i Mbrojtjes njofton pakon e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën, në vlerë prej 400 milionë dollarë

Në fillim të tetorit, prokuroria kundër korrupsionit dhe policia e Moldavisë njoftuan se kishin zbuluar një mekanizëm financimi rus që synon të ndikojë në zgjedhjet moldave dhe referendumin për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, që gjithashtu do të mbahet të dielën. Më shumë se 130,000 moldavë thuhet se kanë marrë shpërblime të dërguara nga Moska nga Ilan Shor, një oligark i arratisur, i afërt me Kremlinin. Shefi i policisë, Viorel Cersaiestu, denoncoi këtë fenomen të paparë më herët të financimit dhe korruptimit në Moldavi, me qëllim e dëmtimit të procesit zgjedhor.

“Një grup i organizuar kriminal po vepron në një mënyrë mjaft të sofistikuar, ngjashëm me grupet e trafikimit të drogës apo armëve”, shpjegon kreu i prokurorisë moldave antikorrupsion, Veronica Dragalin. Është një rreth I ngushtë, i udhëhequr nga Ilan Shor, me hierarki ku secili ka rolin e vet.

Transaksionet e kriptomonedhave

Prej disa vitesh, Ilan Shor dhe aleatët e tij kanë vepruar në mënyrë të paligjshme në Moldavi, veçanërisht nëpërmjet financimit të paligjshëm të partive ose shpërblimit të qytetarëve për të marrë pjesë në demonstratat kundër BE-së. Ndër aktivitetet më të fundit, hetuesit dhe gazetarët investigativë, veçanërisht nga e përjavshmja Ziarul de Garda, kanë zbuluar një mekanizëm mujor të shpërblimit për “aktivistët” në fjalë, të cilët duhet të kryejnë disa detyra, duke përfshirë lobimin dhe rekrutimin e njerëzve të rinj, për udhëzimin se për kë të votohet. Pagesat bëhen nëpërmjet aplikacionit të bankës ruse Promsvyazbank, e vendosur nën sanksione ndërkombëtare.

Lexo më shumë  Momenti i shkatërrimit të ndërtesës në Bejrut që shfrytëzohej nga Hezbollahu – goditet nga aeroplanët izraelitë

Veronica Dragalin siguron se “këto para nuk mund të tërhiqen në bankat e Moldavisë. Për të zbatuar sistemin e tij të korrupsionit zgjedhor, grupi i Shorit duhet të gjejë rrugë alternative. Shpërblimet shpërndahen në para, pasi janë transportuar nga Rusia ose Transnistria. “Kohët e fundit, ne gjithashtu kuptuam se paratë mbërritën në Moldavi nëpërmjet transaksioneve të kriptomonedhave,” shpjegon Andrei Curararu, analist politik për think-tankun “Moldavian Ëatch-Dog”. Për ekspertin, kjo ndërhyrje ruse mund të shpjegohet me dëshirën për të mbajtur Moldavinë në një zonë gri, për ta bllokur e për të qenë lehtësisht e manipulueshme.

Maia Sandu, presidentja në largim, mbetet për momentin favoritja e madhe në zgjedhjet presidenciale. Duket se ajo do të fitojë në raundin e dytë, sipas sondazheve të fundit. Por Moska po mbështet mbi të gjitha dështimin e referendumit të anëtarësimit në BE. Edhe nëse fitorja “po” nuk është ligjërisht e nevojshme për vazhdimin e negociatave me Brukselin, pengesa politike për Sandu në rast të një votimi “jo” mund të kthehet në pengesë serioze për procesin e integrimit evropian. Çka do t’i hapte rrugën atyre që dëshirojnë ta rikthejnë Moldavinë nën zgjedhën e Rusisë.

MARIA GERTH-NICULESCU

Korrespondente në Kishinau

Rruga Press

YouTube player