Lajme

Për Ditën e Flamurit: Presidentja Osmani nis vizitën zyrtare në Shkodër

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka filluar sot vizitën e saj zyrtare në Shkodër, ku u prit nga Kryetari i Bashkisë, Benet Beci. Takimi u zhvillua në ambientet e Bashkisë së Shkodrës në kuadër të festimeve të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë.

Pas këtij takimi, Presidentja Osmani do të mbajë një deklaratë për media, ku pritet të adresojë temat kryesore të vizitës dhe objektivat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri.

Lexo më shumë  Numërohen mbi 31% e votave me kusht, prin VV-ja

Gjatë qëndrimit në Shkodër, Presidentja do të vizitojë Muzeun “Marubi”, si dhe Muzeun e Kujtesës, ku do të zhvillojë një takim të mbyllur me përfaqësuesit e komuniteteve fetare. Agenda do të vazhdojë me një takim me gratë intelektuale shkodrane, i cili do të mbahet në hollin e Hotel Golden Palace.

Vizita do të përmbyllet me pjesëmarrjen e Presidentes në darkën tradicionale “Sofra Shqiptare” dhe në Koncertin Festiv në sheshin pranë Bashkisë së Shkodrës, aktivitete të organizuara në kuadër të festimeve të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë

Lexo më shumë  Mbi 2,8 milionë euro/ Ministria e Infrastrukturës në Kosovë finalizon kontratat për mirëmbajtjen e rrugëve në dimër

YouTube player