KryesoreLajme

Për çdo ditë e më shumë është duke u shfaqur një diskurs i keq ndaj pozitave të larta shtetërore ku propozohet një grua

Nga Saranda Bogujevci

Për çdo ditë e më shumë është duke u shfaqur një diskurs i keq ndaj pozitave të larta shtetërore ku propozohet një grua.

Është lezet me pa në takime, tryeza të rrumbullakta e organizime të ndryshme ku flitet aq shumë se pse nuk po kemi gra në pozita udhëheqëse.

Në vendin tonë, pozita më e lartë shtetërore është e Kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Lexo më shumë  Këlliçi: Zgjedhjet, një farsë e organizuar nga shteti dhe krimi i organizuar

Si subjekt politik e kemi të drejtën kushtetuese për ta propozuar kandidaten për Kryetare të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Albulena Haxhiu është gruaja më e votuar në vend; Albulena Haxhiu e tejkalon edhe votën e gjithsecilit lider të subjekteve të tjera politike në Kuvend.

Por ajo që po më irriton më së shumti është ky feminizmi ynë selektiv e i rrënjosur në këtë formë në vendin tonë.

Burrat po thonë: “Punë e madhe që është një grua e zonja, ne po duam me tregu kush është dashur me qenë.” E çka sheh në diskursin publik është bindje ndaj këtyre propozimeve absurde të burrave.

Lexo më shumë  Osmani ne Zvicër: Serbia bën spastrim etnik të shqiptarëve në Luginë

Në vend se fuqishëm të kërkojmë që Kuvendi ta ketë këtë grua të fortë, të mençur, të zëshme dhe të pathyeshme.

Gratë për gratë gjithherë.

Unë si grua do ta përkrah gruan tonë më të votuar. Unë e votoj vetëm Albulenën.

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit