Argument

Për Ben Blushin, injorantin politik të llojit të vet: Republika e Kosovës nuk është vetëm një arritje e vonuar, por edhe një hap i ndërmjetëm drejt një projekti më të madh – Federatës Shqiptare

Nga Sadri Ramabaja

Ben Blushi: “Nga një parti e themeluar kundër Serbisë, Vetëvendosja e Albin Kurtit është kthyer në një parti kundër Shqipërisë.”

Koment:

Vetëvendosja po shndërrohet gradualisht në një bërthamë-malgam i fortë i Shqipërisë reale, që sipas meje do të jetë e ngritur mbi konceptet e federalizmit gjerman si një Federatë Shqiptare.

Ti, Ben Blushi, një neofashist i veshur me kostumin e Gebelsit antishqiptar, një injorant politik i llojit të vet, nuk e sheh dot me sy të mirë progresin në Kosovë dhe faktin se Prishtina po merrë prerogativat e një Piemonti shqiptar.

Ta rikujtoj këtë fakt se si po shndërrohet Republika e dytë shqiptare në një malgam i llojit të vet.

Historia e kombeve shpesh është historia e fazave shtetformuese. Shqiptarët, të ndarë në hapësira të ndryshme gjeopolitike, kanë kaluar nëpër disa cikle të shtetësisë së mohuar dhe të rikrijuar. Në këtë rrugëtim, Republika e Kosovës nuk është vetëm një arritje e vonuar, por edhe një hap i ndërmjetëm drejt një projekti më të madh – Federatës Shqiptare. Në këtë kuptim, Kosova nuk është fundi i procesit shtetformues shqiptar, por malgami politik ku kombinohen identiteti kombëtar dhe përvoja institucionale e cila hap perspektivën e bashkimit të barabartë me Shqipërinë.

Rruga Press

YouTube player