Opinion/Aktualitet

Për ata që nuk e kanë kuptuar ende: pavarësia u deklarua në 10 shkurt 2007

Nga Elvis Hoxha

Në 10 shkurt 2007 shqiptarët e Kosovës e kuptuan që flijimi për pavarësinë nuk kishte marrë fund. Vendosmëria e mijëra protestuesve, kujtohuni, është e mrekullueshme. Policët rumunë shtinë mbi popullin autokton. Dikur kishin shtënë serbët ata që shtinin, tashmë ishin rumunët. Qeveritarët e Kosovës kishin nisur të ndanin pasuritë e saj pa ia siguruar pavarësinë.

Lëvizja Vetëvendosje e kishte nisur aktivitetin e vet që prej tre vjetësh. Ajo po kundërshtonte hap pas hapi të gjithë dëmet që i sillte Kosovës konspirimi mes organizmave ndërkombëtarë që nuk e njihnin si subjekt të pavarur dhe elitave servile e tashmë të korruptuara. Kosova ishte çliruar prej pushtimit, tanimë duhet të çlirohej prej kolonizimit.

Lexo më shumë  Që politikanët bëjnë premtime boshe dhe mashtrojnë nëpër fushata zgjedhore, kjo nuk është ndonjë gjë e re

Lëvizja Vetëvendosje atë ditë regjistroi dy dëshmorët e saj të parë. Kosova bëri një hap shumë të madh drejt Republikës. Qeveritarët e huaj e të brendshëm përpiqeshin që pavarësia të mbetej sidoqoftë e dëmtuar dhe servile.

Arben Xheladini dhe Mon Balaj dhanë jetën për Kosovën. 81 të tjerë u plagosën. Por ndyrësia e politikës së UNMIK-ut dhe uzurpatorëve vendorë të Kosovës doli në skenën publike. Kosovës i duhej dhënë pavarësia. Instancat ndërkombëtare e kuptuan që nuk mund ta shtynin më shumë sjelljen e tyre hibride. Ata e kuptuan se Kosova është masa njerëzore dhe territoriale shqiptare më militante dhe më e flijuar për të vërtetën integrale shqiptare. Ata e kuptuan se Kosova nuk tërhiqet kurrë nga fitorja dhe se bijtë e saj nuk bëjnë kompromis. Për ata që nuk e kanë kuptuar ende: pavarësia u deklarua në 10 shkurt 2007.

Lexo më shumë  Heshtja që vret!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *