KryesoreLajme

Për aksionin në veri, Murati: Çdo veprim është i bazuar mbi ligjshmërinë

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka komentuar aksionin e djeshëm mes Policisë së Kosovës dhe ATK-së në veri të vendit, ku u mbyllën gjashtë njësive të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë.

Murati u shpreh se ka qenë dyshimi i bazuar që aktivitetet financiare të tilla janë zhvilluar pa pasur licencën përkatëse financiare e që është e kundërligjshme dhe ka pasoja ligjore.

“Sa i përket shumave që janë sekuestruar, konsideroj që i takojnë një procesi gjyqësor pasi prokurori ka dhënë urdhër për bastisje. Ato përfundojnë fillimisht si prova e pastaj edhe mund të derivohet sesi të veprohet tutje nga një proces i mirëfilltë gjyqësor. Për destinimin e këtyre parave besoj që prokuroria ka siguruar prova të mjaftueshme se për ku kanë qenë mjetet e dedikuara”, tha Murati.

Lexo më shumë  Cens 2023: 40% e hyrjeve në pallate janë bosh, 171 mijë apartamente pa banorë brenda

I pyetur rreth reagimit të Departamentit Amerikan të Shtetit duke thënë se “ky veprim nuk ishte i koordinuar me partnerët ndërkombëtarë” dhe se ai “përshkallëzon tensionet”, ministri Murati tha se çdo veprim është i bazuar mbi ligjshmërinë.

“Sa i përket reagimit, nuk jam në dijeni me detajet, megjithatë çdo veprim është i bazuar mbi ligjshmërinë dhe shtrirjen e ligjshmërisë në çdo cep të vendit”, tha ai në një konferencë pas mbledhjes së Qeverisë.

Lexo më shumë  Policia largon një flamur serb me mbishkrimin Rusia si dhe ua largon bluzat provokuese serbëve në Gazimestan

Gjatë aksionit të djeshëm në veri, Policia tha se janë konfiskuar “rreth një milionë e 600 mijë euro, 74 milionë e 700 mijë dinar, 19 mijë e 500 franga, 13 mijë e 800 dollar amerikan, 40 dollar australian si dhe dokumente dhe prova tjera”. 

Rruga Press

YouTube player