Bota

Pentagoni: Ukraina mund të hedhë raketa amerikane në Rusi, sa herë që sulmohet

Ushtria e Ukrainës lejohet t’i përdorë raketat amerikane me rreze të gjata veprimi për t’i goditur caqet më brenda Rusisë, jo vetëm pranë vijave të frontit afër Harkivit, nëse e bën këtë për t’u vetëmbrojtur, tha Pentagoni të premten.

Fillimisht, presidenti amerikan Joe Biden javë më parë i dha leje Ukrainës të përdorë municione me të cilat e furnizon SHBA-ja për ta mbrojtur qytetin lindor, Harkiv, nga sulmet e pareshtura raketore ruse.

Prej se Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës më 2022, Shtetet e Bashkuara kishin mbajtur qëndrim që Kievi të mos i përdorte armët amerikane për t’i goditur caqet brenda Rusisë, për shkak të frikës se kjo do ta përshkallëzonte luftën.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Rusia është duke i goditur caqet ukrainase nga brendësia e kufijve të vet, duke e trajtuar territorin e saj si “zonë të sigurisë”, tha gjeneralmajori Pat Ryder, sekretar për media i Pentagonit.

“Derisa po i shohim ato forca duke kryer operacione të tilla nga territori i tyre, ne kemi shpjeguar se Ukraina mundet dhe ka të drejtë për t’u përgjigjur në mënyrë që ta mbrojë veten”, tha Ryder për gazetarë.

Pentagoni tha se ky nuk është qëndrim i ri në politikën e saj për armët.

“Kjo nuk ka të bëjë me gjeografi. Ka të bëjë me logjikën. Nëse Rusia po e sulmon apo është duke dashur ta sulmojë Ukrainën nga territori i vet, atëherë ka logjikë ta lejojmë Ukrainën të përgjigjet kundër forcave të cilat po e godasin atë nga matanë kufirit”, tha ai.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Një ditë më parë, të enjten, Shtëpia e Bardhë se do ta përshpejtojë furnizimin e Ukrainës me raketa për mbrojtje ajrore duke ia dërguar asaj dërgesat e planifikuara për vendet e tjera aleate.

Vendimi nënkupton se dërgesat e “raketave që dalin nga linja e prodhimit” do të shkojnë në Ukrainë, në vend se të shkojnë në vende të tjera të planifikuara.

YouTube player