Bota

Pentagoni: Rusia ka tërhequr nga Kievi vetëm 20% të forcave

Departamenti amerikan i Shtetit thotë se Rusia ka tërhequr rreth 20% të forcave nga Kievi dhe një pjesë e tyre janë nisur drejt Bjellorusisë në 24 orët e fundit.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby tha se Rusia nuk është treguar serioze në zotimin për të tërhequr sulmet, siç u arrit gjatë bisedimeve të fundit në Stamboll.

Lexo më shumë  Irani thotë se mund të bëhet kalimi i sigurt nëpër Ngushticën e Hormuzit

Sipas DASH forcat ruse po ripozicionohen dhe kanë sulmuar Kievin si nga veriu ashtu edhe nga veriperëndimi, raporton CNN.

Nga ana tjetër, Kirby tha se qyteti i Marupolit është shkatërruar plotësisht nga bombardimet.

Dëmet kanë prekur ndërtesat rezidenciale, spitalet, parqet dhe gjithçka tjetër.

Pamjet e reja satelitore tregojnë pjesë të tëra blloqe pallatesh të shkatërruara plotësisht nga bombardimet ruse.

Lexo më shumë  “Është nxjerrë jashtë kontekstit" - Pas deklaratave të J.D. Vance, Shtëpia e Bardhë 'hedh poshtë' komentet për a*më bërthamore

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *