Bota

​Pentagoni: Rusia ka dislokuar të gjitha forcat, por ka pasur pak përparim

Pentagoni ka dhënë një vlerësim të ri për situatën në Ukrainë, duke thënë se Rusia tani ka angazhuar pothuajse 100% të forcave që ka mbledhur për të pushtuar Ukrainën.

Kjo do të thotë rreth 127 grupe taktike batalioni, raporton Guardian.

Forcat ruse kanë lëshuar më shumë se 625 raketa, kryesisht raketa tokë-ajër me rreze të shkurtër dhe të mesme dhe raketa lundrimi, thonë zyrtarët amerikanë.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Ende nuk ka asnjë shenjë të trupave bjelloruse brenda Ukrainës apo shenja se ato janë në pikën e hyrjes.

Rusia ndërkohë po përpiqet të rekrutojë luftëtarë të huaj, veçanërisht sirianë, për të marrë pjesë në luftën e saj në Ukrainë. Megjithatë, nuk ka asnjë provë që luftëtarët sirianë mbërritën në Ukrainë. Në përgjithësi, ofensiva në Kiev është ende e ngecur, thotë Pentagoni.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Ne nuk shohim shumë përparim,” tha zyrtari i lartë i mbrojtjes, duke ia atribuuar atë një kombinimi të rezistencës së ashpër ukrainase dhe “sfidave të brendshme” brenda forcave ruse. Por zyrtari paralajmëroi se “trupat ruse po përparojnë në jug dhe Vladimir Putin ka ende shumë më tepër fuqi luftarake në dispozicion të tij“.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *