Bota

Pentagoni beson se ka parandaluar përhapjen e konfliktit në Lindjen e Mesme

Një “konflikt më i gjerë rajonal” në Lindjen e Mesme “është shmangur”, tha një zëdhënës i Pentagonit.

Duke folur për BBC-në, gjenerali amerikan, Patrick S. Ryder tha se “tani për tani ne e shohim këtë konflikt si të kufizuar midis Izraelit dhe Hamasit”.

Kujtojmë se lideri i grupit islamik shiit libanez Hezbollah, Hassan Nasrallah ka mbajtur dje fjalimin e parë pas sulmit të 7 tetorit, ku nuk ka bërë thirrje për një luftë të gjithanshme kundër Izraelit.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

I pyetur nëse Hezbollahu ishte penguar me sukses nga hyrja në konflikt, Ryder tha se “fokusi kryesor i qeverisë dhe Departamentit tonë të Mbrojtjes ka qenë parandalimi i shndërrimit të këtij konflikti më të gjerë rajonal. Kjo është arsyeja pse ne kemi vendosur aftësi shtesë për të angazhuar dy grupe sulmuese të aeroplanmbajtësve amerikanë në rajon për të na ofruar një sërë opsionesh dhe aftësish nëse do të na nevojiten për t’iu përgjigjur një game të plotë të emergjencave”.

“Dhe kështu, ne shohim që, në përgjithësi, një konflikt më i gjerë rajonal është parandaluar. Ne nuk kërkojmë ndonjë konflikt me Iranin. Ne nuk kërkojmë një konflikt në të gjithë rajonin. Fokusi ynë këtu është në frenimin e kësaj dhe kthimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë në Rripin e Gazës pas një sulmi të papritur të militantëve të Hamasit në territoret izraelite.

Rruga Press

YouTube player