KryesoreLajme

Pensionistët protestojnë kundër Ramës, kërkojnë minimumin jetik

Pensionistët po protestojnë edhe ditën e sotme para kryeministrisë, protesta e dytë brenda javës.

Ata kërkojnë rritje të pensioneve në kufirin e pagës minimale.

“Pa pension jam unë dhe gruaja. Vij nga Shkodra. Më kanë dënuar siç kanë dënuar priftërinjtë. Origjinal kështu më kanë dënuar dhe mua. Nuk mund t’u biem më qafë fëmijëve. Çfarë t’i kërkoj djalit unë. Ka dy fëmijë, 3 fëmijë. Këta janë kriminelë”, tha një pensionist.

Lexo më shumë  Njeriu i Blerim Isufajt dështoi të zgjedhet kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Ndërkohë një ish-minator kërkon që qeveria Rama të rishikojë Statusin e Minatorit.

“Kemi dalë këtu për të drejtat tona. Jam minator i Memaliajt dhe sot marr një pension qesharak. Kërkojmë të drejtat tona për rritjen e pensioneve. I bëjmë thirrje qeverisë të shikojë statutin e minatorëve”, tha ai.

Protestuesit këmbëngulin në miratimin e minimumit jetik. PD ka premtuar se ky minimum do jetë 200 euro.

Lexo më shumë  Çmimet e ushqimeve në Shqipëri më të shtrenjtat në Evropë

Rruga Press

YouTube player