Lajme

Pensionet e emigrantëve, Italia njeh vitet e punës në Shqipëri, nis nga 2023

Parlamenti miratoi propozimin e qeverisë së kryeministrit Mario Draghi. Për realizimin e marrëveshjes do të shpenzohen 136 milionë euro nga Italia.

Senati italian miratoi me shumicë propozimin e qeverisë për njohjen e viteve të punës të emigrantëve shqiptarë për kohën që kanë punuar në Shqipëri. Organi legjislativ i vendit fqinj vendosi se kjo periudhë kohore do t’u llogaritet shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Itali pasi të marrin pensionin.

Lexo më shumë  Albin Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator me BE-në

Qeveria e kryeministrit Mario Draghi ka vendosur në dispozicion 136 milionë euro për realizimin e marrëveshjes me Shqipërinë, e cila do të pranohet nga pala italiane në vijim. Kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi në vitin 2023 dhe do të funksionojë deri në vitin 2032.

Një propozim i tillë u paraqit në senatin italian vitin e kaluar, por nuk mundi të merrte miratimin e Senatit. Italia njeh vitet e punës në vendet e origjinës për emigrantët nga Malin e ZI, Maqedoni e Veriut, Kosovë, Argjentinë, Tunizi, Bosnje-Hercegovinë, Izrael, Meksikë, Kanada, Brazil etj.

Lexo më shumë  Kosova dhe Italia heqin tatimin e dyfishtë

Në lidhje me Shqipërinë bisedimet për pensionet e emigrantëve shqiptarë në Itali nisën në vitin 2013, por mbas 10 vitesh duket se është arritur rezultati i dëshiruar.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *