“Pekin 2022”: Skiatori 18-vjeçar shqiptar Denni Xhepa, i 28-ti në gara e sllallomit special
Performancë pozitive e skiatorit shqiptar, Denni Xhepa në garën e sllallomit special në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”. Ai u klasifikua në vendin e 28-të mes 88 pjesëmarrësve.
Xhepa i realizoi me sukses të dyja provat, teksa në të parën shënoi kohën e 34-t më të mirë, 58”32, duke u renditur mes 44 finalistëve që do të vijonin më tej garën.
Në zbritjen e dytë, Xhepa dha kohën 54”96, duke u renditur në vendin e 28-të, një rezultat mjaft i mirë për Shqipërinë në këtë Olimpiadë Dimërore. Koha e tij ishte +9”19 nga vendi i parë, që realizoi francezit Clement Noel (medalje ari).
Në garën e sllallomit gjigant të zhvilluar pak ditë më parë, Xhepa nuk arriti ta përfundonte garën, pasi u rrëzua dhe u eliminua. Denni Xhepa është përfaqësuesi i vetëm i Shqipërisë në Olimpiadën Dimërore “Pekin 2022”.
Skiatori 18-vjeçar Dennis Xhepa banon në Sestriere të Italisë. Ai filloi të merrte pjesë në veprimtari të Federatës Ndërkombëtare të Skive (FIS) që nga viti 2019 dhe u radhit në vendin e 10-të në sllallom në Kampionatin Kombëtar të të Rinjve të Italisë. Në qershor 2021, Xhepa u miratua nga FIS-i për pjesëmarrjen në “Pekin 2022”, si përfaqësues i Shqipërisë.
Ndërkohë, skiatori i Kosovës, Tahili Albin u radhit në vendin e 37-të në garën e të mërkurës.
Rruga Press