BallinaLajme

Pediatrja shqiptare në Bruksel: Nuk kemi të dhëna çfarë jep tek fëmijët vaksina anti-COVID, asnjë nga kompanitë s’e ka provuar

Komisioni Europian njoftoi se ka konfirmuar vaksinën e parë anti-COVID, pas rekomandimit të Agjencisë Europiane të Barnave. 

Mjekja pediatre në Bruksel, Valbona Selimaj tha për Euronews Albania se vaksina e rekomanduar tashmë zyrtarisht parashikohet të injektohet tek personat mbi 16 vjeç, pasi siç tregoi, të gjitha provat e të tria vaksinave, nuk janë studiuar tek fëmijët, por në popullata në rrezik dhe persona mbi 18 vjeç, ndaj nuk ka të dhëna çfarë jep kjo vaksinë të fëmijët.

“Nga ana tjetër, ashtu siç është kuptuar deri tani, fëmijët janë shumë më pak të prekur, dhe nëse infektohet janë asimptomatikë ndaj janë marrë si pikë e dytë e strategjisë vaksinuese”, u shpreh ajo.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Teksa shpjegoi se mutacioni i ri i COVID ishte një gjë e pritshme si një formë e natyrshme që ndjek virusi për të mbijetuar, mjekja Selimi u shpreh se njerëzit nuk duhet të tremben nga kjo gjë pasi do shumë vite që virusi të ndryshojë të gjithë materialin gjenetik që të mos ketë efekt vaksina, e cila aktualisht duket se ka efekt ndaj variantit fillestar te virusit.

“Nga të gjitha studimet e bëra deri tani nuk duhet pasur frikë që vaksina nuk do të ndryshojë. Do shumë vite që virusi të ndryshojë të gjithë materialin gjenetik që të mos ketë efekt vaksina.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Tek fëmijët që janë më të predispozuar për ta transmetuar virusin, duhet të vijojmë me masat e distancimit fizik, sidomos me festat e fundvitit të kemi pak durim se e ardhmja është për 2-3 ose 4 muaj, tani duhet treguar pak disiplinë.

Mutacioni i ri i COVID është shfaqur dhe në Belgjikë, nuk dimë shumë për simptomat por dhe në shumë vende të tjera të botës. Nuk duhet të harrojmë se kemi të bëjmë me një virus shumë të zgjuar dhe dinak”, tha mjekja. /Euronews

Rruga Press

YouTube player