Pedagogu Goci për Ramën: Përveç se është hajdut është edhe banal. Protesta streha që u jep siguri shqiptarëve që të vënë qeverinë në punë
Aktivisti dhe pedagogu Ervin Goci, pjesëmarrës në protestën kombëtare që po zhvillohet para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve, tha se protestat do të vazhdojnë, pasi sipas tij sa herë që ndalojnë çmimet nuk lëvizin për 5 ditë.
Për mikrofonin e Ora News, Goci për Ramën tha se përveç se është hajdut është edhe banal, ndërsa shton se në protestë qytetarët do të kenë mundësi që të ngrenë zërin e tyre.
Ervin Goci: Ne do të krijojmë një infrastrukturë që njerëzit të vazhdojnë protestat pa ndalim. Kemi vënë re që sa herë që pushojmë ne, çmimi nuk lëvizë 5 ditë. Ai që është në qeveri përveç se është hajdut është edhe banal. Ne nuk mundet të pushojmë. Ne krijojmë mundësi që njerëzit të protestojnë dhe të thonë fjalën e tyre. Nuk e kemi ndërmend të ndërpresim protestën.
I pyetur se a do vendosin çadër para Kryeministrisë, për të protestuar, Goci me ironi tha se çadrën e mbajnë ato që nuk rrinë dot zbuluar.
Ervin Goci: Ne nuk kemi kërkuar çadër për të mbajtur zërin tonë gjallë, s’kemi nevojë për çadër. Çadrën e mbajnë ato që nuk rrinë dot zbuluar. Kumti i kësaj lëvizje është më i fortë se i ftohti dhe ushqimi. Për mua protesta është e vetmja strehë që u jep siguri shqiptarëve që të bashkuar mund të krijojnë presionin dhe të vënë qeverinë në punë. Ne idiot nuk bëhemi dot.
Ai u shpreh se protestat do të vazhdojnë deri sa veprimet e qeverisë të takohen me kërkesat e protestuesve.
Rruga Press