Pedagogia nxjerr studentin nga klasa:Më ka ardhur urdhër! Më pushojnë po nuk dole
Viti i ri akademik ka nisur me debate dhe protesta, por duket se do vijojë po kështu, pasi pedagogët kanë marrë urdhëra të prer për mos të pranuar asnjë student që nuk është i vaksinuar ose që nuk paraqet testin negativ të PCR.
Një debat për udhërat e marrë është zhvilluar në Fakultetin e Mjekësis, ku pedagogia i kërkon një studenti të dali jashtë pasi e ka urdhër dhe nëse nuk e zbaton do e pushonin nga puna. Në videon e siguruar nga FaxNews dëgjohet pedagogia duke i treguar studentit se nëse ai nuk do dilte nga klasa ajo do të pushohet nga puna.
Debati mes tyre:
Pedagogia: Ti e ke vaksinën, çfarë ke?
Studenti: Unë kam të drejtë të mos e jap informacionin nëse jam i vaksinuar
Pedagogia: Por unë të nxjerr nga mësimi me urdhërin që kam, nuk kam çfarë të bëj
Studenti: Nuk më nxjerr dot me forcë, unë kam të drejtë që të arsimohem
Pedagogia: O djalë mua më ka ardhur urdhër, më pushojnë nga puna mua
Studenti: Unë mund të jem vaksinuar, thjesht nuk të jap informacionin
Pedagogia: Unë këtë urdhër kam, nuk merrem më shumë, ka një polic aty që merret me këtë
Studenti: Kjo është pasaporta ime
Rruga Press