Lajme

Pedagogët bëhen gati për grevë urie. Kovaçi: 10 prej tyre nisin që nesër

Pedagogët vijojnë t’i qëndrojnë deklaratës së bërë edhe më herët, se nëse nuk do të ketë një përgjigje pozitive nga qeveria lidhur me kërkesat e tyre, ditën e nesërme disa pedagogë do të hyjnë në grevë urie.

Në një deklaratë për mediat, kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi u shpreh se afati i fundit që do të pritet përgjigjja e qeverisë do të jetë ora 16:00.

Lexo më shumë  44% e qytetarëve në Shqipëri duan të emigrojnë, niveli më i lartë në rajon

Ai tha se nëse përgjigjja do të jetë negative, ose nuk do të ketë asnjë reagim, atëherë prej ditës së nesërme rreth 10 pedagogë janë gati për të hyrë në grevë urie.

“Presim deri ditën e nesërme, për dy-tre çështje kryesore që u kemi kërkuar, nuk janë përgjigjur pozitivisht. Do presim deri në orën katër përgjigjen e qeverisë, në grevë do të futen disa pedagogë, rreth 10… është grevë simbolike. Greva do të mbahen në një ambient të brendshëm të universitetit”, tha ai.

Lexo më shumë  Çeku: Investim prej 400 mijë eurosh për tribunat teleskopike në palestrën “Minatori” në Mitrovicë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *