Peci: Toka e Kosovës sivjet do të prodhojë deri 150 000 ton më shumë grurë sesa vitin e kaluar
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka thënë se një qytetar i Kosovës llogaritet se konsumon në ditë mesatarisht prej 250 deri 300 gram miell.
Përmes një postimi në Facebook, Peci ka njoftuar se për 365 ditë kjo i bie 140 deri 150 kg grurë, raporton Ekonomia Online.
Lexo më shumë Karlo Bolino shkarkoi nga puna Ilir Babaramon pas kritikave ndaj qeverisë së Edi Ramës
Sipas tij, 67 kilogramë grurë në vit është mesatarja botërore për kokë banori.
“Kosova ka importuar vitin e kaluar 139 000 ton me grurë. E këtë vit, toka e bekuar e Kosovës, minimalisht po i prodhon 140 000 deri 150 000 ton më shumë se vitin e kaluar. Ne kemi të dhëna të sakta për çdo hektar të mbjellë. Në këtë llogaritje nuk përfshihen sipërfaqet nën 1ha që ne si Ministri nuk i subvencionojmë”, ka shkruar Peci.
Rruga Press

