KryesoreLajme

Peci: Rrugë të reja, ujë të pijshëm e mirëmbajtje e liqenit për Vinarcin dhe Luginën e Ibrit

Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, ka prezantuar programin e tij për Vinarcin dhe Luginën e Ibrit, duke thënë se këtyre zonave do t’u paraprijë infrastruktura, zhvillimi dhe ndërtimi.

Ai theksoi se projektet kryesore përfshijnë ndërtimin e rrugëve të reja, sigurimin e ujit të pijshëm, sistemin e ujitjes për bujqësinë si dhe mirëmbajtjen e liqenit.

Lexo më shumë  FSK përforcon lidhjet me Gardën Kombëtare të Ajovës për avancimin e kapaciteteve profesionale

“Ky është vizioni ynë: zhvillim, ndërtim dhe jetë më të mirë për të gjithë banorët. Bashkë për Mitrovicën që duam!”, u shpreh Peci.

Rruga Press

YouTube player