KryesoreLajme

Peci paralajmëron fermerët: Mos mashtroni në deklarime, sepse ka pasoja ligjore

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka paralajmëruar fermerët që të jenë të sakt me deklarimet për subvencione.

Në të kundërtën, ministri ka njoftuar se deklarimet e rrejshme kanë pasoja ligjore.

“Të dashur fermerë, janë bërë më shumë se një javë nga hapja e thirrjes për subvencione për këtë vit. Nga kontrollat e ushtruara vitin e kaluar në masën 100% në 7 Komuna të Kosovës, kemi arritur të parandalojmë mashtrime me deklarime që kapin shumën afro 2 milion euro.

Lexo më shumë  Kaja Kallas: Marrëveshjet për Kosovën, hap i rëndësishëm për qytetarët

Më shumë se paralajmërim është lutja ime për ju që të jeni korrekt në procesin e aplikimit pasi edhe këtë vit Ministria do të ushtrojë kontrolle strikte dhe nuk do të tolerojmë mashtrime me deklarime të rrejshme.

Çdo deklarim i rrejshëm që haset, ka pasoja ligjore për ata që zihen duke bërë një gjë të tillë.

Ndërsa përqafojmë ardhjen e stinës së pranverës, le të tregojmë përkushtimin tonë me ndershmëri dhe integritetit në këtë proces.

Lexo më shumë  Filmi ku luan shqiptarja Luana Bajrami merr Oscar

Së bashku, le të mbjellim farën e besimit dhe transparencës ndërsa kultivojmë një të ardhme të begatë për bujqësinë e Kosovës” thuhet në njoftimin e Pecit.

YouTube player