Peci në takime me qytetarë dhe biznese në Mitrovicë: Do të punojmë bashkë për zhvillim dhe vende pune
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka zhvilluar disa takime me qytetarë në zonat e ndryshme të qytetit, ku ka theksuar përkushtimin për zhvillim dhe mbështetje të bizneseve vendore.
Në takimet me qytetarë, Peci tha se energjia, shpresa dhe besimi që po merr nga ta janë dëshmi e qartë se ndryshimi i vërtetë po vjen.
“Takuam qytetarë në rrugë e sheshe, nga të cilët ndjemë energjinë, shpresën dhe besimin për ndryshimin e vërtetë. Mitrovica meriton zhvillim, mundësi dhe dinjitet,” – ka shkruar ai.
Rruga Press

