KryesoreLajme

Peci: Mitrovica është gati për hapin e madh të ndryshimit

Kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka zhvilluar sot një takim me qytetarët e Zhabarit, në ambientet e shkollës “Shaban Idrizi”.

Në një atmosferë entuziaste e me pjesëmarrje të madhe, banorët e Zhabarit shprehën mbështetjen e tyre për kandidaturën e Pecit, duke u bërë pjesë e “valës së fitores dhe ndryshimit” që, siç u tha, po përhapet në gjithë Mitrovicën.

Lexo më shumë  Estonia thotë se një avion rus shkeli hapësirën e saj ajrore

“Çdo takim po e forcon bindjen se Mitrovica është gati për hapin e madh – për ndryshimin që e bashkon Mitrovicën!”, deklaroi Peci, duke theksuar se vizioni i tij për qytetin bazohet në bashkim, zhvillim dhe drejtësi për të gjithë qytetarët.

Rruga Press

YouTube player