KryesoreLajme

Peci: Me votim të fshehtë po kërkojmë të respektohet vullneti i plotë i deputetëve

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, njëherësh deputet i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), ka theksuar se me votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit po kërkojnë të respektohet vullneti i plotë i deputetëve. 

Ai ka thënë se beson që LVV-ja sërish do ta propozojë deputeten Albulena Haxhiun për kandidate për kryetare të Kuvendit.

Lexo më shumë  Qeveria premton edhe 1 milion nëse e mund Turqinë

“Ne kemi hyrë në një cikël ku po kërkojmë që për shkak të respektimit të vullnetit të plotë të deputetëve të kemi një votim të fshehtë. Nëse e kemi shumicën e kërkuar vjen në shprehje se cili do të jetë emri. Unë besoj që Konjufca do të kandidojë zonja Haxhiun”, ka deklaruar Peci para vazhdimit të 11-të të seancës konstituive.

Lexo më shumë  Skandali i radhës: Edi Rama për herë të tretë në publikimet e tij në rrjetet sociale e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë!?

Rruga Press

YouTube player