KryesoreLajme

Peci me një mesazh për subjektet opozitare: Mirëmëngjesi nga Qeveria kujdestare në detyrë, e cila ka prioritet vetëm Kosovën

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka bërë një reagim pasi edhe ditën e enjte dështoi të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

Peci ka numëruar disa nga sukseset e arritura gjatë udhëheqjes së tij me Ministrinë e Bujqësisë.

“Mirëmëngjes nga Qeveria kujdestare, në detyrë e cila edhe në këto rrethana, ka prioritet vetëm Kosovën”, shkroi Peci në Facebook.

Ai tutje ka shkruar se nga importi i kafshëve më dokumenta të falsifikuara të realizuar me dekada, që paraqesin rrezik për sigurinë ushqimore deri te evazioni fiskal që i është shkaktuar shtetit në vlera qindra milionëshe.

Tutje, ai ka shkruar se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës muajve të fundit ka ndërmarrë një mori masash: në dobi të shtetit ligjor; sigurisë ushqimore; parandalimit të sëmundjeve infektive; dhe
ndalimit të kontrabandës.

Lexo më shumë  FMN vlerëson progresin ekonomik — shpërblen Kosovën me mbi 25 milionë euro fonde të reja

Peci thotë se vetëm në periudhën e fundit tre mujore si rezultat i veprimeve proaktive janë ndërmarrë këto hapa:28 operatorëve ekonomikë, iu janë pëzulluar lejet e importit të kafshëve të gjalla nga vendet e Rajonit dhe Bashkimit Evropian; Prokuroria posedon faktet edhe për falsifikim të dokumentacioneve nga operatorë të caktuar ekonomikë.

“Dëmi financiar i shkaktuar Republikës së Kosovës nga këta operatorë ekonomikë është qindra miliona euro, ndërsa dëmi në cënimin e sigurisë ushqimore është i pakthyeshëm dhe i papërllogaritshëm”.

Ai shtoi se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka shënuar rezultatet më të mira në histori në vitin 2024, që nga themelimi i kësaj agjencie.

“Reformën dhe të arriturat e kësaj agjencie i konfirmon edhe Raporti i fundit i Progresit i Bashkimit Evropian. Është rritur intensiteti i inspektimeve në çdo pikë ku shitet mishi, si rrjete të dyqaneve ashtu edhe në mishtore e therrëtore, si për mishin e freskët ashtu edhe për mishin e ngrirë që importohet në Kosovë”, theksoi ai.

Lexo më shumë  (VIDEO) Kapen fletë votimi false në një lokal në Elbasan

Peci deklaron se gjithçka në Kosovë tashmë gjurmohet falë digjitalizimit të procesit, që nga matrikula; numri identifikues i kafshës që lind, importohet, e thërret.

“Çdo import që realizohet, duhet ta ketë historiatin valid, ndërkaq nuk ka ndërrim të destinimit të qëllimit të importi të kafshëve e as ri-destimin. Përmes këtij sistemi, kontrollojmë tentativat për ri-eksport dhe i parandalojmë ato, qoftë të kafshëve të gjalla, qoftë të mishit të importuar. Kemi goditur në hallkën më të fortë të zinxhirit të importuesve të kafshëve të gjalla në Kosovë, duke i mbajtur përgjegjës për tentimin e keqpërdorimit dhe mashtrimit në proces të importit”.

YouTube player
sqhrenfrdeit