KryesoreLajme

Peci: Kosovës i duhet një qeveri me koalicion me shumicë shqiptare

Deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka thënë se për formimin e institucioneve duhet gjetur zgjidhje e përbashkët, dhe se nuk ka komoditet për ta lënë fatin e legjislaturës së re mbi komunitetet jo-shumicë.

“Mendoj që Kosovës i duhet një qeveri me koalicion me shumicë shqiptare për shkak se nuk e kemi luksin me mendu dhe me lënë fatin e Kosovës në kapriçot dhe qejfet e disa komuniteteve jo-shumicë, flas për boshnjak dhe të tjerë”, ka thënë Peci për ‘RTK Prime’.

Lexo më shumë  Lindjet në Shqipëri po bien ndjeshëm, 2025 regjistroi 1,885 bebe më pak se 2024

Sipas tij, fajtor për situatën e krijuar janë partitë politike PDK,LDK, AAK dhe Lista Serbe. Peci ka thënë se ato nuk mund ta diktojnë emrin e kryekuvendarit.

“Situatën e komplikoi opozita, LDK, PDK, AAK dhe Lista Serbe. Ata e komplikuan përse ngarendja që vetëm për të votuar kundër, ne nuk ishim të angazhuar që të jemi të gjithë në sallë, për shkak se nuk e kemi menduar një situatë që mund të përfundojë si e tillë. Rrjedhimisht atë ditë kur ka dështuar procesi i verifikimit të mandateve, kanë qenë disa deputetë që kanë qenë ose në bife, ose në korridore”, ka theksuar ai.

Lexo më shumë  Deputetët e rinj që do t'i zëvendësojnë ministrat e emëruar në Qeverinë Kurti 3

Rruga Press

YouTube player