KryesoreLajme

Peci: Kemi rritur për 400 për qind përkrahjen për fermerët që merren me bimë organike

Shoqata “Organika” ka organizuar të hënën Konferencën e Dytë Ndërkombëtare për Bujqësi Organike, të titulluar “Sfidat dhe ndikimi i ndryshimeve klimatike në sektorin e Produkteve Pyjore Jo-Drusore dhe Bimëve Mjekësore dhe Aromatike”.

Qëllimi i kësaj konferencë është që të bëhet ndërgjegjësimi i komunitetit për përdorimin e produkteve organike, në një botë që po përballet me ndryshime të mëdha klimatike.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se eksportet organike kanë vlerën prej 16.5 milionë euro.

Ai ka thënë se Qeveria ka rritur përkrahjen në 400 për qind  për fermerët e këtij sektori. 

“Rreth 400 hektar janë certifikuar për grumbullimin e produkteve pyjore jo-drusore. Rreth 1000 persona në Kosovë janë direkt të përfshirë në gjenerimit e të ardhurave ne grumbullimin e bimëve medicionale edhe frutave të egra malore, kjo veprimtari po ndikon në zhvillimin e ekonomisë në zonat rurale. Gjatë mandatit tim si ministër, qëllimi ka qenë që produktet organike të Kosovës të jenë simbol i cilësisë në tregjet ndërkombëtare ku ne i plasojmë. Sot ky objektiv po realizohet. Me eksporte organike që kanë qenë, kanë arritur vlerën prej 16.5 milionë. Për të përmbushur këtë angazhim kemi arritur një sukses të rëndësishëm duke pesëfishuar ose duke rritur përkrahje në 400 për qind krahasuar me gjendje që në si Qeveri Kurti e kemi gjetur. Nga 50 euro për hektar sa ishte më pare, sot fermerët përfitojnë 240 euro për sipërfaqe të certifikuara. Një ndër prioritetet tona kryesore është krijimi i kornizës programore për bimët organike të harmonizuara me standardet evropiane”, ka thënë Peci.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Kryetari i Shoqatës “Organika”, Fatmir Krasniqi ka thënë se kanë arritur suksese të mëdha në këtë fushë duke eksportuar produkte organike me mbi 15 milionë euro.

“Kurrë kushtet më të mira Kosova dhe populli ynë nuk i ka pasur. Kemi arrit një sukses, 15 milionë euro kemi arritur me i eksportua në tregun e Bashkimit Evropian. Këtij sektori ja vlen që t’i jepet përkrahje më të madhe”, ka thënë ai.

Jean-Christophe Favre nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, ka thënë se edhe pse Kosova është vend i vogël,  është e vendosur për t’i ndalur sfidat globale me zgjidhje të guximshme.

“Ky nuk është vetëm një moment vetëm për reflektim por edhe për veprim ndërsa jemi duke trasuar rrugën për sektorin e bujqësisë organike në Kosovë. Kosova mund të jetë vend i vogël por është e vendosur për t’i dalur ndesh sfidave globale me zgjidhje të guximshme. Eksporti i produkteve pyjore jo-drusore, bimëve aromatike dhe mjekësorë është rritur në mënyrë të shpejt duke treguar që Kosova mund të jetë konkurruese edhe në një botë që ndryshon. Ky ndryshim  ka ardhur falë partneritete strategjike dhe politikave largpamëse”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

E drejtori i Caritasit Zviceran në Kosovë, Gerhard Schaumberger, ka thënë se duke marr parasysh ndryshmet e shumta globale është e rëndësishme që të ketë rritje të konsumit të këtyre produkteve.

“Bujqësia organike është shumë e dobishme në kuptim të kohërave duke marr parasysh zhvillimit ky lloj i bujqësisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Ndryshimet klimatike paraqesin një sfidë domethënëse në Kosovë dhe mund ta shohim që gjatë këtij muaji dhe javëve që shkuan se çfarë ndikimi sjellin, shohim ndryshimet në temperatura, ndryshimet në modelet e reshjeve, ndikimi te breshëri, etj. Shohim se me ngritjen e temperaturave kemi humbje të habitateve dhe natyrisht se të gjitha këto kanë ndikim në nivelin e të ardhurave të fermerëve, fermave të vogla dhe atyre më të mëdha”, ka thënë ai.

Rruga Press

YouTube player