Peci: Gërvalla është më LDK se disa që janë në LDK
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se është e qartë se emri i Albulena Haxhiut nuk është problem për opozitën.
Sipas tij, sot ka koordinim mes partive opozitare dhe Listës Serbe.
“Unë i kam pas disa pritshmëri te disa parti politike. Kam pas pritshmëri te LDK-ja, sepse nëse e shohim në gjenezë Donika Gërvalla është më LDK se këta që sot janë në logon e LDK-së. Nuk e kam heq nga lista e pritshmërisë as AAK-në”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se kjo dëshmon që inati e mposht racionalitetin në politikë.
“Dita e sotme do të mbahet mend si dita e radhitjes në unison të PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Listës Serbska, që vajza e heroit të kombit Jusuf Gërvalla dhe mbesa e nënës Ajshe, Donika, mos të bëhet Kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës.”
Rruga Press

