KryesoreLajme

PE për heqjen e masave ndaj Kosovës, Kearns: Thirrjet të merren parasysh

Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian ka votuar dje draft rezolutën për Kosovën në të cilën mes tjerash kërkohet heqja e menjëhershme e masave të BE-së.

Deputetja britanike, Alicia Kearns, e ka cilësuar këtë hap si një lajm i vonuar, por jashtëzakonisht i mirëpritur.

“Lajm i vonuar dhe jashtëzakonisht i mirëpritur – ekuilibri duhet të kthehet në botë, dhe veçanërisht në qasjen e BE-së ndaj Ballkanit, shpresoj që këto thirrje të merren parasysh”. Ka shkruar ajo në platformën ‘X’.

Lexo më shumë  Marrëdhëniet ndërkombëtare gjithnjë kanë qenë dhe janë "gjendje natyrore" të luftës së secilit kundër secilit, sipas parimit të më të fortit

Riho Terras, raportues i këtij institucioni për Kosovën, ka porositur se vendi i Kosovës është në BE.

Ndryshe, në këtë dokument mbështetet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE dhe ftohen vendet anëtare, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë një gjë të tillë pa vonesa të tjera.

Parlamenti Evropian mbështet edhe kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe planin për t’iu bashkuar programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s dhe pas aprovimit në Komitetin për Politikë të Jashtme, ky dokument gjatë muajve të verës do të votohet në seancë plenare kur do ta marrë edhe versionin e Rezolutës së Parlamentit Evropian.

Lexo më shumë  Durmishi: Po e përcjellim nga afër situatën e vërshimeve në Kosovë
YouTube player