PE nuk mban lotët nga fjalimi prekës i presidentit Ukrainas: Sot ishte ditë tragjike, po luftojmë për lirinë
Ka nisur seanca e jashtëzakonshme në Parlamentin Evropian, ku po diskutohet lufta në Ukrainë nga Rusia. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka prekur të gjithë sallën me fjalimin e tij teksa foli mbi pushtimin rus të vendit të tij, që ka hyrë sot në ditën e gjashtë.
“Ne do të fitojmë dhe jam i lumtur që ju nuk jeni vetëm duke folur për këtë por po e shikoni. Do doja të dëgjoja që nga nju për ne të dëgjojmë që zgjedhja e ukrainës për europën për ju… Ky mengjes ishte tragjik për ne. Më shumë se 20 universitete janë në qytetin që u godit. Shumë të vdekur.
Ky është çmimi i lirisë. Ne jemi duke luftuar për tokën tonë dhe për lirinë tonë. Ne po luftojmë për të mbijetuar. Ne jemi duke luftuar gjithashtu që të jemi anëtarë të barabartë në europë. Besoj se sot ne do t’i tregojmë të gjithë se kush jemi.“
Rruga Press