Patrulla e Rojës Bregdetare të SHBA-së hasë në anijet ushtarake kineze në afërsi të Alaskës
Një anijeve e Rojeve Bregdetare të SHBA-së gjatë patrullimit rutinor në Detin Bering, hasi në disa anije ushtarake kineze në ujërat ndërkombëtare, por brenda zonës ekskluzive ekonomike të SHBA-së, thanë zyrtarët të mërkurën.
“Ekuipazhi zbuloi tre anije afërsisht 200 kilometra në veri të kalimit Amchitka në Ishujt Aleutian”, u tha nga Rojat Bregdetare në një deklaratë.
Pak kohë më vonë, një ekuipazh i helikopterit të Rojeve Bregdetare, vuri re një anije të katërt afërsisht 135 kilometra në veri të kalimit Amukta.
“Të katër anijet e Republikës Popullore të Kinës “kalonin tranzit në ujërat ndërkombëtare, por ende brenda Zonës Ekonomike Ekskluzive të SHBA-së”, e cila shtrihet 370 kilometra nga bregu i SHBA-së”, thuhet në deklaratë.
“Prania e anijeve kineze operoi në përputhje me rregullat dhe normat ndërkombëtare”, tha admirali Megan Dean, komandant i Rojave Bregdetare.
Kjo nuk ishte hera e parë që anijet kineze lundronin pranë ujërave të Alaskës. Në shtator 2022, Kimball dalloi një anije me raketa të drejtuar nga Kina në Detin Bering.
Dhe në shtator 2021, anijeve e Rojeve Bregdetare në Detin Bering dhe Oqeanin Paqësor Verior hasën në anije kineze, rreth 80 kilometra larg ishujve Aleutian.
Ushtria amerikane kryen në mënyrë rutinore ato që i quan operacione të lirisë së lundrimit në ujërat e diskutueshme në Azi që Kina pretendon se janë të sajat, duke vendosur anije të marinës për të lundruar nëpër rrugë ujore si Deti i Kinës Jugore. Shtetet e Bashkuara thonë se liria e lundrimit në ujëra është në interesin kombëtar të Amerikës.
Rruga Press