Sport

Patizani në Zvicër përballë Baselit të Xhakës, Kasamit, Zhegrovës dhe Tushit

Një skuadër shqiptare për të shkuar larg në kompeticionet europiane, përveçse duhet të jetë fizikisht, teknikisht, taktikisht dhe nga ana cilësore shumë mirë, duhet të ketë edhe pak fat në short, Partizani nuk e pati këtë fat sepse shorti i përcaktoi si kundërshtar në raundin e dytë eliminator të “Conference Leagues” Baselin e Zvicrës. Një klub që ka fituar 12 tituj kampion nga viti 2002 e deri më tani dhe që deri në 2017-ën ishte dominues në ligën helvete, teksa në kompeticionet europiane i’a doli të shkonte madje deri në gjysmëfinalet e Europa Leagues në sezonin 2012-2013. Historia në kompeticionet europiane flet e gjitha për Baselin, megjithatë Partizani nuk ka asgjë për të humbur. Demat e kanë të qartë që nëse eliminohen askush nuk do t’i kritikonte, por në krahun tjetër nëse i’a dalin të realizojnë mrekullinë, atëherë do të ishte një nga arritjet më të mëdha në historinë 75-vjeçare të klubit kryeqytetas.

Emiljano Musta është mungesa kryesore e trajnerit Ilir Daja, me elbasanasin që vijon të jetë i dëmtuar. Tekniku pritet që këtë të enjte në orën 20: 15 në “St.Jacob Park” të Baselit të vendosë sërish Markun në të majtë të mbrojtjes me Koten në mesfushë, në një kohë që sulmi ka funksionuar në përsosmëri me treshen Cara, Cardoso, Stenio Junior, autor të 8 golavë ne dy ndeshjet ndaj Sfintul. Në anën tjetër Baseli ka në organikë 4 shqiptare, Taulant Xhakën, Kasamin, Zhegrovën e Tushin dhe pa diskutim që është ekipi më shumë i kuotuar për të shkuar në raundin e tretë aty ku do të jetë një skuadër mes Ujpestit dhe Vaduzit, megjithatë ky sport herë pas herë e bën edhe Davidin të triumfojë ndaj Goliatit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *