Bota

“Pasuria juaj do të shkërmoqet nëse…”, analiza: Miliarderët mund ta armatosin Ukrainën

Nga Elisabeth BrawForeing Policy

I dashur Jeff Bezos, e di që këto janë kohëra të trazuara për ju dhe 2667 anëtarët e tjerë të klubit të miliarderëve të botës. Sipas Forbes, dikur ishit 2755 veta, por turbullirat aktuale kanë hequr nga lista 87 prej jush, dhe e kanë reduktuar me 400 miliardë dollarë pasurinë tuaj kolektive prej 12.7 trilion dollarësh.

Pastaj, ju dhe kolegët tuaj miliarderë dolët jashtëzakonisht mirë gjatë 2 viteve të para të pandemisë së Covid-19. Ju dhe 9 burrat e tjerë që jeni njerëzit më të pasur në botë, e dyfishuat pasurinë tuaj dhe klubi i miliarderëve fitonte një tjetër anëtarë të ri çdo 26 orë. Dhe ju në veçanti zoti Bezos, keni disa probleme logjistike shumë të bezdisshme.

Diçka ironike, duke pasur parasysh faktin që ju e keni bërë pasurinë tuaj prej 171 miliardë dollarësh pikërisht në biznesin e logjistikës. Jahti me kosto 500 milionë dollarë që po ndërtoni aktualisht në Holandë është siç raporton “Financial Times”, aq i gjatë sa nuk do të futet dot nën urën Koningshaven të Roterdamit, pasi të ketë dalë nga kantieri.

Ndoshta ndërtuesi holandez i anijeve, harroi se anijet me direkë 70 metra të lartë nuk i përshtaten parametrave të shumicës së urave. Ose ndoshta të gjithë supozuan se autoritetet e Roterdamit do të binin dakord me kërkesën që ndërtuesi i anijeve po bën tani, për të çmontuar përkohësisht urën 95-vjeçare De Hef, në mënyrë që të lundrojë jahti juaj.

Zyrtarët e qytetit, mund të bien dakord ta çmontojnë urën disa herë në vit për anije të tilla si e jotja, për një tarifë modeste prej 100.000 eurosh. Por kjo nuk është një ide shumë e pëlqyeshme për vendasit. “A është ndërtuar ky qytet, vetëm për t’u siguruar miliarderëve të gjitha komoditetet?”- pyeti për “Times” Pol Van de Lar, kreu i departamentit të historisë në Universitetin Erasmus të Roterdamit.

Por problemet tuaja janë më të mëdha sesa kaq. Në botë shumë gjëra nuk po ecin si duhet, dhe kjo mund të pakësojë pasurinë tuaj prej 171 miliardësh, dhe ndoshta t’i largojë nga klubi i pasanikëve disa nga kolegët tuaj miliarderë. Unë e di që ju jeni tashmë të vetëdijshëm për emergjencën e ndryshimeve klimatike.

Por edhe më e menjëhershme është kriza e afërt ekonomike. Pushtimi rus i Ukrainës po sjell rritjen e çmimeve ushqimore, dhe çmimet e energjisë po rriten për të njëjtën arsye. Në qershor, bursat kryesore ranë me 2 për qind ose më shumë. Ekonomistët, politikë–bërësit dhe industrialistët po paralajmërojnë një recesion global.

Kreu ekzekutiv i “Morgan Stanley”, Xhejms Gorman, ka llogaritur që shanset që Shtetet e Bashkuara të bien në recesion janë 50 me 50. Krizat klimatike dhe paqëndrueshmëria globale do ta dëmtojnë pasurinë tuaj. Në kushtet e luftës së Rusisë kundër Ukrainës, një arsye kryesore e kësaj kthese me pasoja katastrofike, gjithçka që duhet të bëjë bota për të shmangur një rënie ekonomike serioze, është t’i ndihmojë ukrainasit t`i mposhtin pushtuesit e tyre rusë.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Problemi nuk është mungesa e dëshirës së ukrainasve për ta bërë këtë por mungesa e armëve. Këtu mund të ndërhyni ju dhe 2667 miliarderët e tjerë. Shumë qeveri perëndimore po bëjnë tashmë gjithçka që po munden për ta ndihmuar Ukrainën. Qeveria amerikane ka dhënë deri më sot më shumë se 25 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Qeveria britanike rreth 2.5 miliardë dollarë, ndërsa Gjermania dhe Polonia më shumë se 1 miliardë dollarë secila. Dhe kjo ndihmë vetëm në armë. Qeveritë perëndimore – midis tyre edhe Australia – kanë premtuar dhe ofruar çdo lloj ndihme tjetër për Ukrainën. Rreth 6.5 milionë ukrainas janë zhvendosur në Poloni dhe vende të tjera fqinje.

E gjitha kjo po i ngarkon shumë qeveritë perëndimore, sidomos ato evropiane. Dhe mos harroni: këto qeveri duhet të mbështesin edhe qytetarët e tyre, të cilët tani po përballen me çmimet shumë të larta të ushqimeve dhe energjisë. Për të mos përmendur krizën e emigracionit, që mund të shkaktojë kriza globale e ushqimit.

Pasi siç e dini mirë, kjo krizë do të godasë vendet afrikane dhe ato të Lindjes së Mesme edhe më fort se ato evropiane. Qeveritë perëndimore mund të përpiqen ta zgjidhin krizën e tyre financiare duke rritur taksat për më të pasurit. Një hap, për të cilin unë e di që shumica në grupin tuaj të shquar nuk do ta mirëprisnin.

Por nëse Ukraina nuk do të marrë shumë shpejt armë të reja, lufta do të vazhdojë për një kohë shumë të gjatë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, tha në fillim të këtij muaji se ajo mund të zgjasë me vite. Unë e di që as grupi juaj i famshëm nuk do ta mirëpriste një të ardhme të tillë, pasi është e sigurt se ajo do ta përkeqësojë më tej rënien ekonomike globale.

Prandaj zoti Bezos dhe zotërinjtë e tjerë të klubit të miliarderëve, ja cili është propozimi im i drejtpërdrejtë: Bëhuni bashkë – 2, 3, 4 ose ndoshta më shumë – dhe blijuni ukrainasve armët që u nevojiten. Edhe me një pjesë vogël të pasurisë suaj të kombinuar prej 12.7 trilion dollarësh, ju do të shpenzoni pa mundim më shumë se sa Rusia në këtë luftë.

Përpara se të protestoni, duke thënë se civilët e zakonshëm nuk mund të blejnë armë për forcat e armatosura të vendeve, unë po ju them se kjo ka ndodhur tashmë. Deri më sot qytetarët e thjeshtë çekë, kanë mbledhur më shumë se 53 milionë dollarë për armë për Ukrainën.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

Muajin e kaluar, lituanezët mblodhën më shumë se 5 milionë dollarët e nevojshëm për blerjen e një droni ushtarak, të cilin po e përdorin tani ukrainasit. Këta janë vetëm çekë dhe lituanianë të zakonshëm. Imagjinoni se çfarë mund të arrini ju me pasurinë tuaj, lidhjet dhe fuqinë tuaj për t’i bindur kolegët tuaj të industrive të mëdha.

Është e vërtetë, që prodhuesit e armëve në botë janë për momentin jashtëzakonisht të zënë. Siç e përmenda edhe më lart, bota ka shumë probleme sot. Por ukrainasit kanë nevojë për të gjitha llojet e armatimit, duke filluar nga municionet. Ashtu si gjatë muajve më të këqij të pandemisë, kur fabrikat ndaluan prodhimin e çdo gjëje dhe kaluan në prodhimin e pajisjeve mbrojtëse, tani mund të kalojnë tek prodhimi i municione.

Imagjinoni një ditë kur mund të jeni në gjendje t’u thoni nipërve tuaj se vendosët të mos blini një jaht 500 milionë dollarësh, dhe e shpenzuat një pjesë të vogël të pasurisë suaj për të ndihmuar në arritjen e paqes në botë. Nipërit tuaj do të ishin krenarë për ju. Ju nuk do të jeni në gjendje ta bëni vetë këtë gjë.

Ashtu si me të gjithë tregtinë e armëve, qeveritë duhet të miratojnë shitjen dhe dërgimin e armëve në Ukrainë. Por nëse çekët dhe lituanezët e zakonshëm mundën të marrin miratimin nga qeveria, po kështu mundeni edhe ju. Disa nga anëtarët e grupit tuaj vijnë nga shumë kombe të ndryshme, disa prej tyre shumë larg nga Ukraina.

Dhe disa prej tyre mund të duan të vazhdojnë të bëjnë biznes me Rusinë. Por kjo nuk është një ide e mirë. Prosperiteti juaj varet nga mirë-funksionimi i botës. Nëse Ukraina nuk arrin ta mposht Rusinë, në radhë do të jenë vendet e tjera evropiane. Nëse kjo ndodh, rendi botëror nga i cili varet pasuria juaj, do të shkërmoqet.

Dhe më lejoni t’ju them një të vërtetë tjetër të pakëndshme: Shumica e njerëzve në mbarë botën nuk ju pëlqejnë shumë ju dhe të ngjashmit tuaj. Ata ju konsiderojnë si parazitë, njerëz qëvazhdimisht minimizojnë barrën e tyre tatimore, duke na e lënë barrën kryesore ne të tjerëve.

Ndaj shpenzimi i një pjese të pasurisë suaj për armë për Ukrainën do të ndihmonte në përmirësimin e imazhit tuaj. Ajo do ta ndihmonte Ukrainën të mposhtte pushtuesit rusë, dhe kësisoj të vendoste në një gjendje të barabartë ekonominë globale. /Bota.al/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *