Lajme

Pasuria e kryeministrit Kurti – 400 euro kursime e rreth 13 mijë euro të hyra vjetore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Agjencinë Kundër Korrupsionit, ka deklaruar se ka 401.65 euro para të kursyera në emrin e tij në një institucion financiar në Prishtinë, ndërsa 23 mijë në një institucion financiar në Oslo në Norvegjisë, në emër të bashkëshortes.

Sipas formularit të deklarimit, përcjell Telegrafi, i pari i ekzekutivit tregon se do të paguajë qira për tri vite qira nga 250 euro në muaj.

Kurti deklaron se ka një banesë prej 67 metra katrorë në vlerë prej 400 mijë euro e blerë në emër të bashkëshortes.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Ai thotë se bashkëshortja e tij ka detyrime prej 290 mijë euro në afat për 25 vite, e marr në emër të blerjes së banesës.

Në këtë formular, Kurti thotë se nuk posedon veturë.

Sa i përket të hyrave vjetore, ai ka deklaruar se nga qeveria merr 12 mijë e 903 euro.

2020
Pasuri: 400 mijë euro në emër të bashkëshortes
Detyrime: 232 mijë euro në emër të bashkëshortes
Veturë: Nuk ka
Para të gatshme: 1,800 euro kursime vetanake dhe 11,400 euro në emër të bashkëshortes
Të hyrat vjetore: 8,700 euro

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

2021
Pasuri: 400 mijë euro në emër të bashkëshortes
Detyrime: 300 mijë euro në emër të bashkëshortes
Qira: 250 euro në muaj për 3 vite
Veturë: Nuk ka
Para të gatshme: 529.26 euro kursime vetanake dhe 10 mijë euro në emër të bashkëshortes
Të hyrat mujore: 2,705.49 euro dhe 3,915.83 euro në emër të bashkëshortes

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *