Bota

Pastori ukrainas trajnon civilët për luftë si drejtues batalioni

Një pastor ukrainas ka marrë përsipër të shërbejë vullnetarisht si komandant batalioni, për 120 ushtarë të moshave nga 18 deri në mesin e të 70-tave.

Oleg Magdych, baba i dy fëmijëve deklaroi për CNN se ata po përgatiten për dislokim në Ukrainën jugore pas luftimeve në vijat e frontit në veri të Kievit. Ai tha se shumica e ushtarëve ishin civilë para luftës dhe kaluan disa javë trajnim intensiv.

“Tetëdhjetë për qind e njësive të mia janë njerëz që nuk kanë mbajtur kurrë një armë në dorë në jetën e tyre. Ata janë shoferë të zakonshëm kamionësh, juristë”, tha Magdych.

Lexo më shumë  Përleshje në kufirin libanez mes Hezbollahut dhe ushtarëve izraelitë

Pavarësisht kësaj ai nuk raportoi asnjë lëndim në batalionin e tij në angazhimin e tyre të fundit pranë Kievit dhe tha se shumë ushtarë u mësuan shpejt pasi luftimet filluan. “Ditët e para, ata përpiqeshin të debatonin me mua dhe duke thënë pse nuk duhet të bënin atë që unë u thoja të bënin, si gërmimi i llogoreve. Por pas granatimeve të para, të gjithë duan të hapin llogore.”, tha Magdych.

Magdych vlerësoi besimin e tij dhe lavdëroi familjen e tij për punën që po bëjnë për të tjerët. Gruaja e tij është në Ukrainën perëndimore duke ndihmuar ukrainasit e zhvendosur brenda vendit me ushqim dhe strehim, tha ai, dhe po punon me gra dhe fëmijë për të ndihmuar në ofrimin e ndihmës psikologjike.

“Ajo është heroina im. Ajo nuk donte të shkonte në Evropë, por vendosi të qëndrojë në Ukrainë dhe të presë fitoren atje”, tha ai.

Djali i tyre më i vogël i është bashkuar Forcave të Mbrojtjes Territoriale që mbrojnë Ukrainën perëndimore, por do që t’i bashkohet atij.

“I thashë se ai ka një detyrë më të rëndësishme. Ai duhet të kujdeset për nënën e tij. Pra, kjo është ajo që ai po bën për momentin”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *